Do te organizoje festivalin e kenges? Reagon per here te pare Ardit Gjebrea

Producenti Ardit Gjebrea kundërshtoi aludimet e disa ditëve më parë, sipas të cilave, atij i ishte besuar organizimi i “Festivalit të Këngës” në RTSH.

Nëpër disa media u raportua se producenti i “Këngës Magjike” do të organizonte “Festivalin e Këngës”, madje u tha se dy bashkë-moderatoret e përzgjedhura ishin Jonida Maliqi dhe Bora Zemani.

Në një postim në Instagram Stories, Gjebrea shkruan:

“Thanë se do të organizoj ‘Festivalin e Këngës’? JO! Prioriteti im i kësaj kohe është vetëm kujdesi për pjesëmarrjen e Anna Gjebreas në Junior Eurovision.”

Anna Gjebrea do të përfaqësojë vendin tonë në “Eurovision Junior 2021” pasi u shpall fituese e “Junnior Fest Albania”. Kënga e saj, “Stand by You”, ka në qendër të saj bullizimin ndaj fëmijëve dhe luftën kundër tij përmes mesazheve.

Kënga përfaqësuese është pritur me entuziazëm dhe është vlerësuar nga audienca shqiptare dhe e huaj.