Prej 2 vitesh, Tuna nuk është aktive në muzikë dhe të gjithë e kemi ndjerë mungesën e saj. Kënga e fundit që ajo ka publikuar është “Amoni”, që u lançua në tetor të 2019-s. Por, dite me pare ajo deklaroi se do te rikthehet serish me nje projekt te ri muzikor duke i lumturuar fansat e saj.
Pervec muzikes, Tuna njihet edhe per stilin e saj të veçantë në look dhe në veshje. Mirëpo së fundmi, artisja ka kërkuar ndihmë publikisht nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku u ka kërkuar fansave që ta ndihmojnë me ngjyruesin e saj të flokëve.
“Dikush le të më ndihmojë të gjej ngjyruesin tim të flokëve ose do të mbes tullac deri javën e ardhshme”, shkroi artistja.
Epo, “halle halle eshte ky popull” .
Kujtojme qe, para disa ditësh ajo ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shihej duke punuar në një studio muzikore. Në foton shfaqen bashkëpuntorët e Tunës, që duket se po punojnë për projektin e saj të ri muzikor. Këngëtarja nuk ka dhënë detaje më tepër, por me shumë mundësi kënga e re nuk do të vonojë edhe shumë.