Ditën e djeshme Iliri dhe Gilberta dolën të përputhur nga programi i dashurisë, “Përputhen +40”. Sot ata ishin të ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku u pyetën se si do të vijojë historia e tyre jashtë.
“Çfarë planesh keni? Çfarë do të bëni? Do martoheni? Do bashkëjetoni?”, i pyeti moderatorja.
“Jemi duke u kuptuar për shumë gjëra. Jemi duke e llogaritur se çfarë mund të bëjmë më mirë. Nuk duam të flasim shumë për këtë”, tha Iliri, teksa Gilberta shtoi se tani pas emisionit do të shihet realisht se si do të funksionojë lidhja e tyre.
Konkurrentja tha se për Ilirin do të shkonte dhe në Itali, pasi te ai ka gjetur njeriun e duhur dhe dashurinë.
/intv