Do të luajë krah aktores së njohur, Rita Ora bëhet pjesë e kastit të këtij filmi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora pasi mori pjesë më parë në filmin “Fifty Shades of Grey”, por tashmë do ta shohim në një tjetër produksion.

Ajo i është bashkuar kastit të The Pocketwatch, një vazhdim i filmit origjinal i mbushur me muzikë dhe kërcim “Descendant”.

Pjesë e këtij filmi do të jetë dhe aktorja e njohur Brandy Norwood, e cila rikthehet me rolin e Hirushes, të cilën ajo e luajti për herë të parë në versionin ikonik të “Walt Disney” të vitit 1997 të “Hirushes së Rogers dhe Hammerstein”.

Anëtarët e kastit të shpallur më parë China Anne McClain, Kylie Cantrall dhe Dara Reneé.

Rita Ora portretizon “Mbretëreshën e Zemrave” e cila sundon mbi mbretërinë e Botës së Çudirave.