Do të jetë moderatore e “Kepit të VIP-ave”, Olsa Muhameti zbulon si është të punosh me Kiara Titon: “Njihemi shumë pak…”

Xhirimet e programit të ri, “Kepi i VIP-ave” kanë nisur tashmë e autorja Olsa Muhameti ka ndarë detajet e para me publikun.

Ajo ka treguar se do të bëjnë pjesë shumë personazhe të njohur dhe interesant, gjë që sipas saj do t’a bëjë programin më të ndjekurin e këtij sezoni.

Olsa gjithashtu tha se edhe Luizi do të jetë pjesë si i ftuar special që do të sjellë disa situata që kanë mbetur të hapura.

Nga ana tjetër, moderatorja foli edhe për bashkëpunimin e saj të parë me Kiara Titon e cila do të jetë në rolin e moderatores.

Unë me Kiarën njiheshim shumë pak, nuk kemi punuar kurrë bashkë, kemi 5 ditë që qëndrojmë bashkë, më pëlqen se është profesionaliste, nuk e reflekton as tek ne as tek stafi famën, është modeste, është e para që vjen në setin e xhirimit. Është korrekte, është pjesëmarrëse në të gjitha hallkat e programit, është një fillim bashkëpunimi.’– tha Olsa.