“Big Brother VIP” hapi dyert e shtepise se madhe 3 dite me pare (5 tetor), dhe deri me sot komplimentet kanë qenë të shumta për rikthimin e formatit, skenografinë, sigurisht edhe moderatoren.
Duket se krahas shqiptarëve spektakli dhe Arbana kanë tërhequr edhe vëmendjen e italianëve, që kanë ndarë përshtypjet e tyre në rrjetet sociale.
Këtë e ka treguar vetë moderatorja, në disa Instastory në Instagram, ku ka treguar se ka marrë shumë mesazhe nga ndjekësit, që i kanë dërguar postime të italianëve në Twitter, lidhur me të dhe puntatën e parë të “Big Brother”.
Faqja “Trash TV Stellare”, që njihet për komentet dhe përshtypjet lidhur me “Grande Fratello” në Itali dhe jo vetëm, ka komentuar edhe Arbanën, duke e komplimentuar e duke risjellë në kujtesë vizitën e saj të pak ditëve më parë në Itali dhe takimet me stafin e “Grande Fratello”.
“Kam parë disa pjesë nga puntata e parë dhe ndonëse nuk kam kuptuar asgjë, ajo është çmendurisht e mirë”, shkruhet në postim, referuar moderatores
Ndërkohë, në një tjetër postim, shkruhet:
“Jam duke qarë për shqiptarët, që e kanë studion identike si tonën”, krahas disa fotove nga studioja e transformuar e “Big Brother VIP” në Shqipëri, pas 4 viteve mungesë
Ndërkohë, pasi ka ripostuar këtë “tweet”, një tjetër italiane shkruan:
“Është shumë e mirë, bëni që të vijë tek ne”, referuar Arbanës, duke shprehur kështu dëshirën që ajo të prezantojë “Grande Fratello”.
Momentalisht nuk mendojme se Arbana Osmani do i bashkohet ‘italianeve’, pasi sapo ka nisur si moderatore ne emisionin me te madh te vendit, “Big Brother VIP”, por pas 100 diteve mbase do e rimendoje situaten.