Do të bëhej baba, reperi i njohur ndëron jetë pas një sulmi teksa performonte në skenë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Londrën, gjatë zhvillimeve të festivalit muzikor ‘Notting Hill Carnival’.

Reperi i njohur britanik Takayo Nembhard, njohur me emrin artistic TKorStretch, është qëlluar me thikë dhe ka ndërruar jetë.

Policia ndërhyri pak pas zhvillimit të ngjarjes, ndërsa u deshën minuta të tëra për të nxjerrë nga turma reperin e plagosur, i cili u dërgua më pas në spitali, por nuk mundi të mbijetonte si pasojë e plagëve të rënda.

Reperi 21 vjeçar sipas raporteve paraprake u plagos me thikë nga një individ i panjohur, i cili aktualisht është nën hetim policor.

Takayo dhe partnerja e tij ishin në pritje të ëmël dhe do të bëheshin prindër për herë të parë nga fundi i këtij viti.

Agjenti i tij i bëri homazhe reperit të talentuar nga Bristol të martën, duke shtuar se fëmija i tij “nuk do ta takojë kurrë të atin”.