Do ta moderojë “Përputhen” apo jo? Reagon Fjoralba Ponari dhe i jep fund dyshimeve!

Tashmë e konfirmuar nga vetë Bora Zemani, sezonin e ardhshëm moderatoren nuk do e shohim më si prezantuese të “Përputhen” por të “Dancing with the Stars”.

Këtë lajm moderatorja e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në instagram.

“Nje rrugetim i ri per mua ne @topchannelalbania A jeni gati te shihni personazhet tuaj te preferuar ne arenen e kercimit?

Une ftoj @sarahoxhaaa ne nje tango!! Shihemi se shpejti!! Muzike te lutem”

https://www.instagram.com/reel/Cgwht26DGJL/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Mirëpo, tani që Bora u largua nga ‘Përputhen’, kush do jetë prezantues/e?

Prej kohësh një ndër emrat më të përfolur ka qenë Fjoralba Ponari

Së fundmi, lidhur me këtë temë ka reaguar pikërisht Ponari, ku e pyetur nga një ndjekës nëse do drejtojë ‘Përputhen’ apo jo, moderatorja i dha fund dyshimeve njëherë e mirë.

“JO”, shkroi Ponari krahas pyetjes së ndjekësit.

Pati zëra edhe se Elita Rudi do moderojë ‘Për’puthen’ por diçka e tillë u hodh poshtë nga ajo, pasi tha se nuk mund ta bëjë një sakrificë të tillë dhe të lejë Kosovën për tu zhvendosur në Tiranë.