Që Arbana Osmani është një nga moderatoret më të mira në vendin tonë, kjo s’ka vend për dyshime, për këtë mjafton të shohim vetëm punën në Big Brother, pa llogaritur vitet e eksperiencës në ekran me programe të ndryshme.
Megjithatë është një tjetër profesion për të cilin ajo do e linte prezantimin dhe nuk bëhet fjalë për diçka që ka të bëjë me gatimin apo ushqimin.
Së fundmi, ajo ka publikuar një Instastory, ku në fakt tregon “reels”-in e fundit që ka realizuar në rrjetin social dhe bashkangjitur shkruan:
“Do ta le prezantimin dhe do filloj montazhin shumë shpejtë.”
Pra bëhet fjalë për montazhin, duke qenë se në reels-in që ka publikuar ka bërë një montazh shumë të bukur nga pushimet e familjes së saj.