Avantazhi që “Vëllai i madh” i dha Kiara Titos pak ditë më parë gjatë qëndrimit në shtëpi ka shkaktuar mjaft debate në rrjet.
Kiarës iu dha mundësia të dijë se cfarë mendimi ka publiku për të deri në këtë pikë të lojës. Mes pamjeve të transmetuara për Kiarën, ishte dhe një koment i motrës së Oltës, Gerta Gixharit.
Lidhur me komentin e kësaj të fundit, u përgjigj dhe Luizi i cili tha: “Do i jap një përgjigje që ajo do të jetë e detyruar o të ndërrojë profesion ose shtet”.
Nisur nga kjo deklaratë e Luizit, ka reaguar së fundmi pikërisht Gerta Gixhari.
“Jemi mësuar me kërcënimet e Luizit, doja të sqaroja deklaratën time që kam dhënë s ai takon lidhjes Luiz-Kiara. Unë kam shprehur që kjo marrëdhënie mund të ketë vështirësi nga ana e Kiarës, jashtë. Ajo ka në plan të parë karrierën, por kjo nuk do të thotë që Luizi duhet të kundëvrihet me kërcënime. Nuk ka pse të kalojmë në kërcënime”, tha gazetarja.
Gerta foli dhe për lojën e motrës së saj, Oltës ku u shpreh se aktorja i duhet asaj shtëpie.
“Shtëpisë i duhet Olta, padiskutim deri në finale. Më pëlqen shumë kjo Olta që po shoh tani, është Olta që është më e duruar dhe përdor inteligjencën e saj dhe po luan drejtëpërdrejt me Luizin. Mendoj se do të jem brenda në shtëpi për t’i bërë një surprizë sepse unë jam një energji shumë e mirë për të. Nëse do t’i thoja diçka është për humorin ta përdorë më shumë.”