Mbrëmjen e djeshme banorët e “Big Brother VIP” u vunë përballë një loje me pyetje të përgatitura nga ‘Vëllai i madh’.
Një prej pyetjeve që zgjodhi Luizi ishte të thoshte emrin e një personi të cilin nuk e pëlqen.
Pa hezituar, ai tha emrin e Tea Trifonit duke shtuar se sipas tij ajo është shumë antipatike.
Kjo deklaratë e Luizit nuk ka kaluar pa u vënë re nga Tea, e cila e ka ndarë këtë video në InstaStory-n e saj dhe ka shkruar:
“Më duaj ose më urre, të dyja janë në favorin tim… Nëse më do, do jem gjithmonë në zemrën tënde… Nëse më urren, do jem gjithmonë në mendjen tënde“.
Kujtojmë se teksa ishte ende pjesë e “Big Brother VIP”, Tea Trifoni është përfolur për një pëlqim për Luizin, edhe pse ajo vetë e ka mohuar në çdo dalje të saj televizive.