Luizi pranoi se ‘kurthi’ për Kristin dhe Armaldon ishte një hakmarrje nga ana e tij, pasi ky i fundit i sugjeroi Oltës të nxirrte Kiarën në nominim.
Nisur nga kjo, Armaldo i është drejtuar Kiarës me “kërcënime” se do ta nxjerrë në nominim për t’u hakmarrë edhe ai ndaj Luizit.
Kjo bëri që Kiara të marrë më vete Luizin duke i thënë të mos e përmend më emrin e saj si argument hakmarrje në lojrat e tij.
Mirëpo Luizi jo vetëm që nuk ra dakort, por u shpreh se do të vazhdojë të marrë hak edhe pas daljes nga “Big Brother VIP”.
Ai përmendi një rast, ku u shpreh se një prej banorëve i cili nuk është më pjesë e shtëpisë i ka thënë një fjalë shumë të rëndë Kiarës, situatë kjo që sipas Luizit ka ndodhur 2 muaj më parë.
“Të është thënë një fjalë nga një banor që nuk është më këtu. Fjalë shumë e rëndë që më ka prekur mua dhe ka më shumë se dy muaj. Kur të dal jashtë, do ja kthej përgjigjen. Dua të tregoj që unë nuk harroj”, tha Luizi.
Mirëpo, kujt i është referuar këngëtari?
Shumica e komenteve të publikut mendojnë se bëhet fjalë për Amosin, pasi ai e ka quajtur Kiarën ‘putanë’.
Kjo situatë ka ndodhur më herët se dy muaj më parë, mirëpo ekziston mundësia që Luizi të ketë humbur sensin e kohës. /Lokimagazine.com