Arbenita dhe Fero u bënë prindër më 24 prill të këtij viti. Vajza e tyre Nina për pak javë bën dy muajshe, por prindërit nuk preferojnë ta ekspozojnë shumë në mediat sociale.
Megjitatë, kush mund t’i rezistojë gjatë publikimit të fotove engjëllore të një bebushi?! Epo, as mami Arbenita nuk ka rezistuar dot. Dje, ajo ka publikuar portretin e së bijës në disa foto të shkrepura që nga ardhja në jetë e Ninës. Me siguri jeni kuriozë të dini kujt i ngjan më shumë vogëushja? Duket se Nina është një kopje në miniaturë e të atit.
View this post on Instagram
“Sytë e babit”, -shkruan Arbenita në një prej fotove.
Me sa duket, edhe vetë modelja e ka pranuar faktin që e bija ka marrë më shumë nga Fero sesa nga ajo.
/classlifestyle