Uanda Nara ka bërë publike ndarjen nga Mauro Ikardi, por ky i fundit duket se nuk e pranon këtë.
Ikardi ka postuar një foto të një mesazhi që i ka dërguar Uanda pak para se të postonte mesazhin se ishte ndarë me të.
“Kam dëshirë të përqafoj, por ti je larg”, shkruhej në foton që Uanda i kishte dërguar sulmuesit, pasi ajo gjendet në Argjentinë, ndërsa futbollisti në Turqi, ku tashmë luan për Gallatasarajin.
“Natën e mirë, do të shkoj të fle me një mesazh kaq të këndshëm nga gruaja ime”, shkruan vetë Ikardi në postimin që bëri në Instagram.