Olta dhe Kiara janë dy banoret që publiku kërkoi të jenë në një nominim “kokë më kokë”.
Ky vendim nuk u prit mirë nga Luizi i cili u shpreh se nëse është Kiara ajo që eleminohet, edhe ai do t’i bashkohet asaj, pavarësisht biletës së kthimit!
Nisur nga kjo situatë, Fotinia është shprehur se do të dalë ajo në mënyrë që të prishet nominimi.
Mirëpo këto fjalë të banores nuk janë pritur mirë nga Luizi i cili u betua se nëse ajo bën një gjë të tillë, nuk do t’i flasë më.
“Po e bëre un stë flas më me gojë sa të kem gjithë jetën. Kaq. Unë po të them (nuk të flas më) ti bëj cfarë të duash”, dëgjohet ti thotë Luizi-Fotinisë pasi kjo e fundit kërkoi të prishte nominimin e Kiarës me Oltën.