Personazhi i njohur i ekranit, Dj Cherry, pjesë e emisionit “Zonë e lirë” është arrestuar sipas burimeve policore.
Sipas News24, në pranga është vendosur shtetasi Ardian Kola, i njohur për publikun si DJ Cherry.
Ky njoftim është shpërndarë nga policia e Gjirokastrës, e cila bëri të ditur më datë 19 qershor, ky shtetas po udhëtonte me makinë në zonën e “Urës së Lumit” në Gjirokastër.
Policia i ka njoftuar drejtuesin e automjetit të ndalojë, por 38-vjeçari nuk i është bindur dhe ka vazhduar lëvizjen.
Më pas, DJ Cherry ka braktisur mjetin e tij dhe është larguar.
Sipas policisë, brenda automjetit dyshohet se ishin 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet e MENA, të cilët po i transportonte drejt Tiranës kundrejt fitimit.
Pas më shumë se 3 muaj hetime, DJ Cherry është arrestuar në Gjirokastër.