Ditëlindja i zbulon sekretin, Xhensila Myrtezaj është në pritje të ëmbël

Ditën e djeshme, Xhensila Myrtezaj festoi ditëlindjen, ku organizoi mes miqsh një festë në 30 vjetorin e saj.

Por duket se Xhensila ka patur jo një por dy gëzime brenda ditës.

Burime për “Kryefjala” konfirmojnë se këngëtarja është në pritje të ëmbël.

Madje edhe nga fotot e festës duket se barku i saj është i rrumbullakosur dhe nuk duket sikur keto janë kilogram të shtuara për një vajzë fit siç është Xhensila.

Gjithësesi ajo sërish duket mjaft e bukur e me një nur të madh! Gëzuar dhe urime Xhensila!