Kristi dhe Luizi janë përfshirë në një debat brenda shtëpisë së “Big Brother VIp” mbrëmjen e djeshme.
Në debatin e sipër, Kristi është shprehur se nëse Luizi shpallet fitues, kur të jetë në podium do të ndjejë dështim pasi ti kujtohen fjalët e Kristit.
Ndërsa këngëtari iu përgjigj shkurt duke i thënë: “A do na hiqesh qafe se boll na ke çarë b**hen”.
Fjalët e Luizit duket se nuk i kanë pritur mirë familjarët e Kristit.
Ata kanë reaguar në një postim në rrjetet sociale, ku teksa kanë postuar momentin nga debati i Kristit me Luizin, bashkangjitur saj kanë shkruar: “Ky është diplomati që e bëri noter Jozefina“.
Ndërsa në përshkrimin e postimit thuhej: “Ky model mjerimi eshte arsyeja se pse shqiptaret ne te gjithe Europen shihen me perbuzje. Faleminderit per komentin e pergjegjshem“.