Aventura në “Big Brother” e Diola Dostit nuk zgjati ndoshta aq sa ajo vetë priste apo mendonte.
Megjithatë ajo pati mundësinë të rrëfente për të gjithë historinë e saj të dashurisë, divorcin, vështirësitë që kishte kaluar si një nënë single me 3 vajzat e saj dhe se si ja kishte dalë të bënte përpara në karrierë.
E ftuar së fundmi në “Pardon My French” në TAR, ndër të tjera Diola ka zbuluar edhe se çfarë ka folur me ish-bashkëshortin, fill pas daljes nga reality show, duke marrë parasysh se e ka përmendur jo pak herë gjatë qëndrimit në shtëpi.
Ajo u shpreh se fillimisht i ka dërguar një mesazh atij ku i kishte kërkuar ndjesë nëse kishte thënë ndonjë fjalë që e kishte prekur, ndërsa e kishte falenderuar edhe që ishte kujdesur për vajzat gjatë kësaj kohe.
Sigurisht që kishte marrë një përgjigje nga ai, i cili i kishte thënë, “Nuk ke përse më kërkon ndjesë, ishe shumë mirë në lojë”, ndërsa sipas Dostit ata edhe janë takuar këto ditë dhe ai i kishte shtrënguar dorën, si rrallë herë kohët e fundit, dhe e kishte parë me shumë dashamirësi, duke i lënë të kuptojë se cdo gjë mes tyre ishte mëse në rregull.