Romanca e tyre bëri bujë, e u tha se lidhja e Diletta Leottës me Çan Jaman po shkonte drejt martesës, kur pikërisht atëherë kur fansat prisnin të dëgjonin datën e dasmësn, dyshja njoftoi papritur ndarjen.
Prezantuesja sportive italiane, e njohur për fizikun e saj, tashmë duket se e ka hedhur pas krahëve historinë me aktorin joshës turk ( me origjinë shqiptare).
Mësohet se bukuroshja bionde tashmë është në një lidhje të re dhe në krah të saj ka Loris Karius. Çifti është fotografuar së fundmi duke u puthur në një restorant të famshëm luksoz në Milano. Të dy ata janë takuar vetëm pak javë më parë në Londër në një darkë me miq të përbashkët.
Një ditë më vonë, Karius fluturoi drejt Italisë për të takuar gazetaren seksi. Ish-portieri i Liverpoolit aktualisht është pjesë e Newcastle, por që ende nuk e ka pasur mundësinë e debutimit.