Dikush i tha Fjoralba Ponarit se duhet të ndahet nga Franci dhe ja ç’përgjigje i dha ajo

Moderatorja Fjoralba Ponari ka vetëm pak kohë që e ka bërë lidhjen e saj publike dhe tashmë nuk ngurron të ndajë herë pas here detaje nga marrëdhënia me Francin. Ajo ka treguar se partnerit të saj nuk i pëlqen shumë vëmendja, ndaj ajo nuk shfaqet shumë shpesh me të në rrjete sociale.

Mirëpo ky detaj sipas një fansi të Fjoralbës do e bëj të vështirë marrëdhënien e saj me Francin dhe ndaj ata duhet të ndahen. Dikush nga ndjekësit e saj në Instagram i ka shkruar Fjoralbës:

Unë mendoj që një vajzë ekrani me 1 djalë të thjeshtë që s’do të ekspozohet nuk shkojnë mirë të ndahen”. 

Sigurisht Fjoralbës nuk i ka pëlqyer ky koment dhe i ka kthyer ndjekësit përgjigjen që meritonte.

“Ne të zotët e punës mendojmë ndryshe… ti pse shqetësohesh?”, i është përgjigjur ajo shoqëruar me një ‘sticker’ që lexon “askush nuk të pyeti”