Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj cilësohet si një nga figurat publike më sportive dhe sarkastike.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit momente nga jeta profesionale dhe personale, shpesh të veshura me nota humori.
Së fundmi, Rudina ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku mes shumë pyetjesh, dikush i ka shkruar se ka fiksim Markun.
Ndjekësja i shkruan Rudinës se e ka parë Markun dhe ishte si shpirt, ama nuk pati guxim t’i afrohej pasi Rudina ishte aty.
“Atë Markun e kam fiksim. Si shpirt ishte, po ishe ti aty, nuk iu afrova.”- shkruan ndjekësja.
Dhe artistja i ka dhënë një përgjigje tipike nga të saj, duke shkruar shkurt, qart dhe pa gabime:
“Qenke e zgjuar!”
Kujtojmë se prej kohësh Rudina po jeton romancën me Mark Frrokun, me të cilin u kurorëzua në fillim të vitit. Mirëpo, për shkak të pandemisë ata nuk kanë organizuar dasmë, por duket se mund ta bëjnë një shumë shpejt.