Mund te themi se nga emisioni Per’puthen ka patur me shume shoqeri te krijuara sesa ka patur çifte. Shoqerite me te forta kane qene ato te krijuara mes djemve, ku ata frekuentoheshin edhe shume bashke jashte programit.
Nje shoqeri e tille ka qene edhe ajo e Atdheut dhe Andit. Te dy ata e kane shprehur se me njeri tjetrin kishin krijuar nje lidhje te forte vellazerore dhe e quanin njeri tjetrin me nofken “Maki”. Por, mesa duket dicka po ndodh mes tyre.
Disa postime te Atdheut bene qe te ngrihen disa dyshime pikerisht per Andin.
Atdheu ka bere nje postim ne Instagram ku konfirmon ndarjen e tij nga Sara, por me kete gjen edhe rastin te permend persona te cileve ai ua ka hequr vizen, persona qe i quante vella, por qe ia punuan pas kraheve.
Atdheu nuk permend emra, por ajo cka na ben te dyshojme tek Andi eshte se ky i fundit kishte postuar nje foto me Saren diten e sotme dhe me vellain e tij te madh, ku shiheshin se ata kishin dale te kalonin kohe bashke. Per “hakmarrje” ndaj Atdheut, pasi sigurisht qe dicka mes shokeve ka ndodhur, apo thjesht per argetim, arsyeja e vertete e ketij takimi nuk dihet ende.
Per me teper te dy cunat nuk ndiqen me me njeri tjetrin ne Instagram.
Gjithashtu, Atdheu kishte postuar nje foto ne te cilen ishte me Andin, por kete te fundit e kishte mbuluar per te mos u dukur i qarte dhe ne sfond kishte vendosur kengen me titullin “Fake people”.
Sikur te mos mjaftonin keto, Atdheu gjithashtu ka postuar diten e sotme nje foto te vjeter me Jasminen qe nga koha e spektaklit.
Deri tani duket se miqesia e ngushte qe ata kishin eshte prishur, megjithese Atdheu na ka bere te ditur se do t’i nxjerre me emer kur te vije koha. /lokimagazine