Pak kohë më parë një deklaratë e Ermal Mamaqit për Bora Zemanin krijoi bujë në mediat online.
Moderatores i ishte ofruar një rol në sezonin e dytë të serialit “HOT” të Ermalit, mirëpo gjatë rrugës kishte ndodhur një mosmarrëveshje mes tyre.
Dy protagonistët kishin rënë dakort për një shifër të caktuar me të cilën Bora do të paguhej për pjesmarrjen në serial, mirëpo pas trazirave që ndodhën në BBV dhe vëmendja ndaj saj ishte shumë e madhe, Bora kërkoi që të paguhej më shumë.
“Ngaqë u bë kjo zhurmë, i është rritur tangërlliku dhe ka një çmim të lartë. I bëj thirrje shikoje dhe njëherë ofertën se ndryshe folëm në fillim dhe ndryshe pas Big Brotherit. Borës i është rritur çmimi.”, “- u shpreh Ermali asokohe.
Përpos kësaj mosmarrëveshje, ai tregoi se Bora do të ishte pjesë e kastit, mirëpo tani gjërat janë ndryshe.
Ermali ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në një intervistë për “Më lër të flas”, ku pasi u pyet nga Donaldi për rolin e Borës, ai tregoi se ka marrë një përgjigje negative nga moderatorja.
Gjatë kësaj interviste u zbulua gjithashtu se edhe Donaldi e ka marrë ftesën për të qenë pjesë e serialit, mirëpo edhe ai e ka refuzuar.