Dikur kritikoi albumin e saj publikisht, Elhaida Dani reagon per komentin e Elton Dedes: “Si nuk e pyetëm…”

Disa kohe me pare Elhaida Dani publikoi albumin e saj te titulluar “Zani”, album i cili u pelqye nga nje pjese e madhe e publikut, mirepo nje kritike e Elton Dedes mori vemendjen dhe u komentua kudo neper rrjetet sociale.

Kengetarja Aurela Gace e pergezoi publikisht Elhaiden per punen e saj, ndersa Eltoni ia ktheu me ane te nje komenti:

Po sikur njesoj kenget…Sigurisht eshte nje perceptim i vogel nga ajo pak qe degjova!”- shkroi ai.

Mbremjen e djeshme Elhaida ka qene e ftuar ne programin “Me ler te flas”, ku u pyet serish per kete ceshtje.

Ajo u shpreh se Eltonin e ka mik te vjeter dhe e vlereson si artist, mirepo gjithsecili ka opinionin e vet ndaj dhe komenti i tij nuk i ka shkaktuar asnje lloj merzie.