Data 1 tetor është vendosur për startimin e një nga “Reality Show-t” më të ndjekur dhe më të pëlqyer nga shqiptarët “Big Brother VIP”.
Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran, nisën aludimet e shumta se cilat mund të jenë personazhet e përzgjedhura për të marrë pjesë.
Emri i pare qe u zbulua se do i bashkohej “BBV” ishte këngëtarja që ka dalë nga një tjetër reality show, “X Factor”, Sheila Haxhiraj.
Ndërkohë “Panorama Plus”, nëpërmjet burimeve të saj, ju zbulon edhe emrin e dytë surprizë. Ai është një nga dy binjakët e famshëm, Romeo Veshaj, që dikur moderonte emisionin “3shat” krah vëllait të tij binjak dhe Bora Zemanit.
Ai është parë shpesh këto ditë në ambientet e “Top Channel” dhe të njohur të tij kanë treguar se ka qenë në bisedime pikërisht për lidhjen e kontratës me këtë televizion, për t’u bërë pjesë e këtij formati, ku nëse do të jetë lojtar i fortë, do të qëndrojë për 100 ditë dhe do të mund të fitojë 100 mijë eurot.