Sic dihet, Jonida Maliqi dhe Bora Zemani kane qene kunata bashke pasi ishin te lidhura me binjaket e ‘famshem’ Donald dhe Romeo Veshaj. Por, pavaresisht se te dy ciftet shfaqeshin mjaft te lumtur bashke dhe dukej se kalonin nje kohe te mire me njeri tjetrin, lidhja e tyre rezultoi ne ndarje.
Por, si qendrojne marredheniet mes Jonides dhe Bores pas ndarjes nga ‘Binjaket’?
Bora Zemani e zhvilloi emrin e saj me shume si moderatore e emisionit ‘Perputhen’ ku pervec kesaj ajo ka hapur dhe marken e saj te rrobave ‘B.Zzz’. Urimet per biznesin e saj te rri kane qene te shumta por nder te parat qe e ka uruar ishte Jonida Maliqi
“Urime dhe suksese”, i ka shkruar Jonida, koment të cilit moderatorja i është përgjigjur me shumë dashuri duke treguar se marrëdhëniet mes tyre janë super të mira dhe pas ndarjes nga binjakët.
Gjatë kohës kur ishin në një lidhje dashurie me vëllezërit binjakë, Bora dhe Jonida kanë dëshmuar se kanë një marrëdhënie për t’u marrë shembull. Para disa kohësh, një video bëri xhiron e mediave ku dukej qartë se dy kunatat nisën të shkëmbenin rrobat me njëra-tjetrën dhe kjo u zbulua tek sandalet që mbante të veshura Bora Zemani në emisionin e saj.
Bëhet fjalë për një palë sandale jeshile, të cilat Jonida i kishte veshur më herët kur ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.
Jonida po ashtu zgjodhi të vishej me rrobat e dyqanit të Borës dhe këtë e tregoi publikisht me një video në Instagram. Asokohe, kjo video u rishpërnda më pas edhe nga moderatorja që shkroi “Si lule e bukur”.