Ermiona Lekbello u skualifikua nga gara e BBVA ditën e djeshme, (e mërkure) për shkak se theu rregullat e ultimatumit që vëllai i madh vendosi ndaj banorëve.
Megjithatë, ajo ka marrë mbështetjen jo vetëm të njerëzve jashtë por edhe të shumë personazheve publikë.
Një prej tyre është edhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj. Ermiona ka qenë e martuar me vëllain e ish-bashkëshortit të Albëries.
Pasi ka shpërndarë një postim në InstaStoryn e saj, Albëria shkruan: “Njerëzit e vërtetë nuk i duam! O Jona, o bish, o je ti feministë o s’ka njeri në këtë shoqëri sepse të njoh mirë. Ti kurrë nuk ke bërë kompromise me të padrejtën! Fitove zemrat e shumë njerëzve dhe kjo është fitore! Të dua”, ka shkruar mes të tjerash interpretuesja e hitit “Asnjëherë”.