Goran Bregovic eshte nje nga aristet serb i cili dikur frymezoi masakrat ne Kosove, frymezues e idhull i ushtrise vrastare serbe gjate luftes ne Kosove sidomos me kengen “Kalashnikov”, ndersa tashme eshte lajmeruar se do te jete i ftuar special ne festen e birres te ketij viti ne Korce, qe do te mbahet nga 18- 22 gusht.
Ky lajm nuk eshte pritur aspak mire nga shqiptare te Kosoves dhe Shqiperise, duke perfshire ketu edhe artistet si Besa Kokëdhima e Vesa Luma.
Besa ka qene ajo e cila eshte shprehur se Goran eshte nje artist i mire, por jo nje njeri i mire. “Nuk ka arsye qe ai te jete nje i ftuar. BOJKOTOJENI”- shkruan ajo ne Instagramin e saj.
Gjithashtu Vesa Luma, duke falenderuar Besa Kokedhimen tha: ““Pavarësisht çfarë artisti është, vetëm pak respekt duam ne për dhimbjen tonë që ky e ka frymëzu me muzikën e tij”.