Dikur e shante për lidhjen me Beatrix, Olsa Muhameti përballet me Donald Veshajn: “Një herë më shaje, tani më lavdëron”

Nuk kaloi pa u vënë re pak ditë më parë komenti i Olsa Muhametit në foton tashmë të famshme të ribashkimit (zyrtar) të Donald Veshajt dhe Bora Zemanit, teksa autorja e “Për’puthen” tha: “Dashuria fiton mbi gjithçka”.

Jo se Olsa tha ndonjë gjë të vecantë, por binte pak në kontraditë me atë që kishte thënë pikërisht për aktorin në kohën kur ai ishte në Big Brother, ndërsa ndodhte e gjithë drama me Beatrix Ramosajn.

Sot, e ftuar në “Më lër të flas”, përballë binjakëve Veshaj, Olsa është “ngacmuar” pikërisht në lidhje me këto komente, ndërsa Donaldi ka pasur mundësinë të përballet më në fund me të.

Kështu, ai i ka kërkuar “llogari” për faktin që njëherë e ka sharë, pastaj e ka lavdëruar, ndërsa Muhameti dha arsyet për dyzimin e saj.

“Unë mund ta kem sharë Donaldin në kohën që e shihja në televizion tani që njoh nga afër të lavdëroj. Sepse të njoh.”

https://www.instagram.com/reel/Cjvx98gjaty/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a212fe9e-aff2-4a36-b1d4-5250560f51f6

Epo, tani le të mbizotërojë paqja…