Edhe pse hyri vonë në tregun muzikor, Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit.
E nisi me freestyle, por tashmë, reperi është bërë pjesë e industrisë së muzikës prej rreth një viti duke sjellë këngë të suksesshme e bashkëpunime të rëndësishme.
Së fundmi është përfolur se ai do të sjellë një bashkëpunim me Loredanën, dhe dyshimet i nxitën vetë ata të dy.
Kjo nisi fillimisht nga Loredana, e cila publikoi një Instastory ku në makinë me mikeshat e saj shfaqej teksa këndonte dhe kërcente nën ritmin e këngës ‘Deri kur’ të reperit.
Dyshimet u shtuan, kur Don Xhoni tregoi disa bluza në Instastory dhe falenderoi Loredana-n për dhuratën.
Ndërkohë, vetëm pak më parë, duket se me anë të një Instastory ka konfirmuar se bashkëpunimi po vjen. Teksa ka ripostuar një video të Lorit teksa improvizon në makinë këngën e tij, Don Xhoni ka shkruar:
“Diçka e çmendur po vjen”!
Ndaj ne na mbetet të presim, dhe një gjë është e sigurt: Projekti pa dyshim do të ishte një sukses, duke marrë parasysh se të dy ata, veçse kolegë, janë edhe miq shumë të mirë.
Burimi: /News-31