Sunny Hill ishte padyshim një event shumëi suksesshëm, megjithatë nuk ka kaluar pa polemika.
Ka qenë vokalisti i grupit të famshëm “Ilirët”, Shemsi Krasniqi i cili është përfshirë në një incident që ka ndohur në fakt në skenën e koncertit, ku donte të performonte këngën e heroit kombëtar të Kosovës, Adem Jasharit.
Megjithaë ai nuk është lënë ta kryejë performancën e tij, me arsyen që nuk ka qenë i ftuar në koncert, ndërkohë që vetë artisti ka hedhur akuza të rënda ditët e fundit ndaj Dukagjin Lipës, si organizator i koncertit dhe Përparim Ramës.
E sikur të mos mjaftonte përplasje me ta, Krasniqi tani ka kaluar në një tjetër nivel, duke kërcënuar edhe këngëtaren e njohur, Elvana Gjata, sipas tij pjesë e të gjithë incidentit që ka ndodhur.
Në një intervistë për emisionin “Era Verë” në T7, këngëtari nuk u kursye aspak edhe ndaj Elvanës, duke u shprehur me fjalët: “Ja tregoj unë asaj” apo “Unë di me u ba edhe i keq”, teksa i pyetur nga modoeratori i emisionit nëse ky ishte një kërcënim, ai e pranoi këtë gjë.
Vokalisti i “Iliriëve” tha se ishte pikërisht këngëtarja ajo që tentoi të këndonte “Mora fjalë”, menjëherë pasi ai nuk ishte lejuar, e dërguar nga Dukagjin Lipa për të mbuluar atë që po ndodhte, ndërsa sipas Krasniqit ajo nuk ka ditur aspak ta performojë, madje duke mos ditur as tekstin.
Ai shprehet se artistja është tallur me heroin kombëtar, me mënyrën si këndoi.
Pjesë nga fjala e tij:
“Mëkati im ka qenë se kam dashur me kënduar një këngë. As nuk kam kërkuar para, as kushte. Unë vetëm kam ecur, kam mbërritur deri te skena kryesore. As një polic nuk më ka prekur me gisht. Të gjithë kanë qenë me mua. Ai i ka dënuar disa aty sepse ata e kanë kuptuar se nuk ka asnjë të keqe.
Ai (Dukagjin Lipa) e ka ditur dhe ka çuar Elvana Gjatën me kënduar. Atë Elvana Gjatën, ku ta zë diku, ia tregoj unë qejfin. Di me u bërë dhe i keq unë. Po, mundet me qenë dhe kërcënim sepse ajo e ka ditur ngjarjen. Si guxon me dalë dhe me bërë hajgare me heroin e kombit.
Ajo duhet të kishte thënë jo, nuk e këndoj këtë këngë sepse nuk e kam në repertor. Shikojeni sepse këndon vetëm pak, sepse nuk din tekstin. Nuk mundet ajo torollake me na shitur mend këtu. Unë kam shkuar me kënduar këngën e Adem Jasharit”
https://www.facebook.com/t7videos/videos/469349081319225/