Mbrëmjen e djeshme Efi Dhedhes ka festuar 27 vjetorin e saj me një festë të madhe me miqtë e saj si dhe shumë personazhe të njohur të pranishëm.
Ish banorja e BBV e cilësoi këtë festë si ditëlindjen më të bukur ndonjëherë, tek mori edhe një suprizë të papritur.
Kënga “Mbaroj për ty” e Flor Mumajesit ishte rikrijuar dhe përgatitur me videoklip, me tekst të përshtatur për Efin dhe u këndua nga miqtë e saj, ndërsa Flori këndoi refrenin si dhe realizoi regjistrimin e këngës.
Këtë moment, Efi e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj me anë të një postimi në Instagram ku ka shkruar: “Kjo ishte dhurata më e bukur për mua. Faleminderit shumë! S’kam fjalë, lotët folën”.
https://www.instagram.com/reel/Cpz685dohj_/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
