Megjithese na ndajne vetem pak dite nga ditelindja e partnerit te Dafina Zeqirit, Dj Geek, kengetarja duket se nuk ka pritur dot kaq gjate dhe ka vendosur qe dhuraten t’ia beje qe tani.
Ajo i ka blerë një “scooter” elektrik , të cilin Dj Geek e ka pëlqyer shumë. Ai ka ndarë në rrjete sociale një foto të dhuratës dhe ka falendruar publikisht Dafinën për të.
“Dhuratë e hershme për ditëlindje nga zemra ime. Të dua beb”, shkruan Dj Geek.
Më pas Dafina ka publikuar një video, në të cilën Dj Geek shihet duke shëtitur me “scooter”-in nëpër shtëpi. Më pas ajo ka shkruar me shaka:
“Shpresoj të mos pendohem për këtë gjë”.