Dyshimet per nje bashkepunim te dyshes Dhurata-Noizy nuk jane te rreja per showbizin Shqiptar. Po 2 vite me pare u perfol per nje bashkepunim mes artisteve, ku nje foto e publikuar nga te dy beri xhiron e rrjetit, por qe asgje nuk u lancua ne ate vit.
Edhe pse pas “nje zhgenjimi” le te themi, fansat perseri shpresuan se dyshja do te sillte dicka veren e shkuar, gje qe perseri nuk ndodhi.
Por pritjes i erdhi fundi, pasi shtatorin e kaluar ishte Noizy qe do konfirmonte zerat per nje bashkepunim ku i ftuar ne emisionin “NIN” tregoi projektin me Dhurata Doren.
Ditën e sotme pothuajse në të njëjtën kohë, Dhurata dhe Noizy kanë publikuar foto nga i njëjti vend. Ata shfaqen në një hapësirë të hapur, rrethuar me lule dhe në sfond dallohet një ngjyrë vjollcë.
“Bëhuni gati”, ka shkruar Dhurata përkrah fotos së saj duke paralajmëruar një projekt të ri.
Po ashtu Noizy shkruan në postimin e tij: “A jeni gati për çka po vjen?”.
https://www.instagram.com/p/CReXlf4JYIZ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=667ff158-9789-46f6-8fae-1b6f68583c28
Komentet nga fansat nuk kishin te mbaruar, ku shprehen si kenaqesine e tyre per duetin ashtu dhe se u binden qe kenga eshte me afer se kurre mes dyshes.