Dhunuan të moshuarën, del nga burgu Aurona Pelaj dhe dy infermieret!

Aurona Pelaj dhe dy infermieret e tjera që dhunuan të moshuarën në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë do të hetohen në gjendje të lirë.

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur që të lirojë nga paraburgimi tre infermieret Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remize Kuqi.

Videoja tronditëse e cila u bë virale në rrjetet sociale ngjalli reagim të ashpër publik dhe madje u shoqërua edhe me protesta.

U raportua se e moshuara e dhunuar është nëna e luftëtarit të ndjerë të UÇK Taulant Nura.