Pier Silvio Berlusconi morri një vendim drastik duke ndryshuar programacionin e La5. Kanali Mediaset duhej të transmetonte përsëritjen e episodit të fundit të Big Brother Vip, por u zëvendësua me një film.
Pier Silvio Berlusconi duket se është mërzitur shumë nga puntata e fundit e reality show-t, për shkak të toneve vulgare dhe sharjeve të shumta të përdorura live.
Një tepricë vulgariteti që çoi në vendimin për anulimin e ritransmetimit.
Djali i Berlusconit dyshohet se e ka parë personalisht episodin, duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për transmetim për shkak të mungesës absolute të respektit ndaj audiencës në shtëpi.