Ndarja nga jeta në moshën 46-vjeçare e artistes së njohur Hueyda El Saied, pas një beteje me sëmundjen e rëndë, shkaktoi një trishtim jo vetëm te familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj, por dhe te gjithë mbarë opinion publik.
Disa javë pas ndarjes së saj nga jeta, partneri i saj i cili ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e Instagramit të Hueyda-s. Ai shkruan:
“Dhimbja është ende e pamatshme dhe trishtimi kaq i thellë, por unë dhe Gabriel duam t’ju falenderojmë për gjithë simpatinë e treguar dhe dallgët e dashurisë për Hueyda-n, dashurinë gjithpërfshirëse duke nisur që nga Tirana e saj e në të gjithë pjesët e tjera të botës. Faleminderit!
Hueyda u largua si një yll vezullues me kokën lart pas një lufte të egër! Ajo tregoi kurajo dhe forcë absolute pa dështuar dhe pa u ankuar kurrë!
Hueyda rrëmbeu admirimin e të gjithëve ne, por mbi të gjitha atë të dy fansave të më të mëdhenj në këtë luftë: Gabrielin dhe timen, dy dashuritë e saj.
https://www.instagram.com/hueyda_artwork/p/CXKUJVGIKw9/?utm_medium=copy_link