Balerina shqiptare përpos ardhjes së saj nga Italia për “Dance with Me” , mbrëmë u përfol shumë edhe për dukjen.
Ajo kishte zgjedhur të vishte një xhaketë të kuqe, duke vendosur në plan të parë dekoltenë.
Mjaftoi kjo që përdoruesit e rrjeteve sociale të vinin në dukje ndryshimin në madhësinë e gjoksit të Klaudias.
T’i jetë bashkuar edhe Pepa trendit të ndërhyrjeve estetike, apo thjesht kemi të bëjmë me disa “truqe” vajzash për t’u dukur më bukur?
Kujtojmë se Klaudia Pepa ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, pasi ajo ka realizuar koreografinë e Ronela Hajatit për performancën në Eurovision.
Pavarësisht kritikave, Klaudia është ndjerë dyfish e emocionuar, duke u shprehur se të kërcente në Itali duke përfaqësuar Shqipërinë ishte diçka e veçantë.