Pas suksesit të madh që pati kënga “Gajde”, Elvana Gjata dhe Dhurata Dora vendosën të sillnin një bashkëpunim të dytë.
Kënga e tyre e re e publikuar ditën e djeshme titullohet “Rrotullo” dhe është mjaf ritmike për t’u kthyer në një hit veror.
Mirëpo, një detaj në videoklipin e këngës ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe ka zbuluar një sekret të Elvana Gjatës.
Në një moment të shkurtër të videoklipit shfaqet një njoftim ku shkruhet se Elvana do të vijë me një koncert më 22 qershor në stadiumin “Air Albania”.
Ky detaj është përmendur edhe nga fansat në sektorin e komenteve në YouTube, ku ka marrë edhe pëlqimin e Elvana Gjatës e cila ka konfirmuar kështu lajmin e bukur.