Dëshiron ta shikojë në nominim, përkeqësohet situata mes Luizit dhe Kiarës

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” është rikthyer ditën e djeshme loja me litar, mirëpo ndryshe nga hera e kaluar, tashmë banori që e heq litarin shkon automatikisht në nominim.

Me t’u bërë e ditur kjo, Luizi e ka hequr i pari litarin, por bashkë me të, ai i ka kërkuar dhe Kiarës të bëjë të njëjtën gjë.

Sipas Luizit, ai dhe Kiara duhet të shkojnë dhe njëherë në nominim për të parë nëse publiku i do bashkë, pasi nominimi para pak ditësh me Bledin u anullua, me largimin vullnetarisht të këtij të fundit.

Mirëpo fjalët e Luizit e lënduan mjaft Kiarën, pasi i krijoi idenë se Luizi e do vetëm për lojë dhe asgjë më shumë.

Nisur nga kjo, Kiara u pa mjaft e acaruar me këngëtarin, duke shtuar se nuk e priste që ai t’a thoshte këtë gjë.

“Kur e thua kështu më tingëlloi keq. Ta them sinqerisht. Nuk jam banorët e tjerë që flet kështu e bën lojëra fjalësh. Me mua mos flit me nëntekste. Mos më fol më kështu. Nuk më intereson se cfarë do të dalë para dhe pas “Prime-it”. The e kaluam me Bledin, të shohim a do ta kalojmë këtë herë. Jam e mërzitur. U mërzita nga ajo që dëgjova”, tha Kiara.

https://www.instagram.com/reel/Co_7mk-r3VN/?igshid=YmMyMTA2M2Y=