Mbrëmjen e djeshme pritej që Luizi dhe Olta të ishin në një nominim kokë më kokë pasi të dy u shkëputën qëllimisht nga loja me litar.
Mirëpo, produksioni nuk e lejoi këtë gjë dhe nxorri të gjithë grupin e Oltës dhe Luizit në nominim duke e revoltuar këtë të fundit.
Ai ishte i bindur dhe i qëndronte mendimit se zarfi kishte përcjellë këtë komunikim, se “personi që shkëputet nga litari del menjëherë në nominim, ndërsa grupi i atij personi vazhdon akoma lojën për të fituar imunitetin”.
Por, si qëndron e vërteta?
Në fakt, në zarf me të vërtetë shkruhej se grupi që shpallet fitues fiton imunitet, duke mos shtuar asnjë të dhënë tjetër.
Por, direkt pas leximit të zarfit nga Kiara, dy banoret Olta dhe Eva kanë dalë nga dhoma e rrëfimit me të tjera detaje nga produksioni përsa i përket lojës me litar.
Të dyja janë shprehur tekstualisht se u është thënë që banori i cili heq rripin del menjëherë në nominim, ndërsa grupi i tij vazhdon lojën për të fituar imunitetin.
Mirëpo, ashtu siç u pa gjatë spektaklit të djeshëm , vendimi që u komunikua nuk ishte i njëjtë.
Arbana tha se me heqjen e rripit nga njëri banor, i gjithë grupi dilte në nominim, gjë që tregon se banorët e tjerë të cilët vazhduan lojën edhe pas largimit të Luizit dhe Oltës nga litari, kanë harxhuar kohë kot më kot.
Gjithashtu, këto dy komunikime të Oltës dhe Evës janë publikuar në vetë faqen zyrtare të BBV me titujt përkatës.
Pra, nëse do të kishte një gabim në komunikimin e tyre, produksioni nuk do t’i publikonte këto video dhe do të merrte masa të korrigjonte banorët për keqkuptimin e ndodhur.