Deklaratës së Bledit i jep “zë” Kiara! Shfaqet identike si Bora Zemani

Pak ditë më parë Bledi Mane ka komentuar Kiara Titon, për të cilën tha se ishte një lojtare mediokre dhe pa energjinë apo dallaveret e lojtarëve të tjerë në BBV.

Sipas Manes, Kiara është një vajzë që e adhuron famën dhe zgjohet e ngryset me dëshirën që të jetë si Bora Zemani.

E pas kësaj deklarate në rrjet kanë filluar krahasimet mes dy moderatoreve.

Pak më parë Kiara postoi një foto ku tregoi se do të ishte pjesë e panelit të të eleminuarve gjatë spektaklit të sotëm, ndërsa ndjekësit vunë në pah ngjashmërinë e fotos së saj me atë të Borës, kur ajo do të hynte të takonte Donaldin.

Në këto foto është komentuar qëndrimi i njëjti si dhe vendi ku janë shkrepur fotot.