Ditët e fundit është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes sëmundja e Luiz Ejllit.
Burime të shumta mediatike kanë treguar pak ditë më parë se Luiz Ejlli është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Sipas tyre, Luizi po mbahet me ilace në shtëpi deri ditën e nesërme ku pritet edhe largimi i tij nga shtëpia.
Aludimet në rrjet janë shtuar më shumë gjatë ditëve të fundit ku Luizi ka qëndruar me orë të tëra shtrirë në krevat e duke u shprehur se nuk po ndjehet mirë.
Ndërsa ditën e sotme ka “shpërthyer” një tjetër aludim. Sipas një përdoruesi të rrjeteve sociale, ditën e djeshme Luizi ka lënë shtëpinë e BBV dhe ka shkuar drejt spitalit Amerikan.
“Luizi paska qenë të spitali Amerikani dhe ne nuk dikemi gjë?”, shkruan TikToker-i i njohur.
Më pas ai ka bërë një tjetër postim sqarues lidhur me situatën e Luizit.
“Luizi ka qenë, ka bërë analizat i shoqëruar sikur po çonin një kriminel, normale se “Big-u” ka rregulla. Dhe më pas në dhomën ku ka qenë Luizi, kanë ndenjur vetëm dy infermieret. Analizat e Luizit nuk janë ato të Shefqet Ndroqit, por këto që janë bërë para dy ditëve, të cilat janë në pritje për të dalë dhe nëse ato analiza dalin jo të mira ai do të largohet nga loja. E keni vënë re shumë mirë që ai e ka thënë vetë që të shtunën do dalë sepse i është komunikuar që nëse nuk dalin mirë, duhet të largohet, ndaj si rrjedhojë ai zarfi mund të jetë për të”.
Lidhur me këto lajme, nuk ka ardhur asnjë reagim nga produksioni i BBV.