Pak dite me pare kengetarja me fame botere, Dua Lipa, erdhi pa djenine e askujt ne Shqiperi, ku mes shume personave qe ajo takoi ishte dhe Kryeministri i vendit, Edi Rama.
Te shumta ishin reagimet dhe opinionet e njerezve, dhe se fundmi ishte Besa Kokedhima e cila beri nje reagim ne rrjete sociale, ku u shpreh shume e revoltuar.
Në një postim në Instagram Besa u shpreh se Dua u prit me lëvdata e kortezira, sepse ka bërë art jashtë vendit të saj. Ajo theksoi se artistët në Shqipëri nuk vlerësohen dhe se yjet e vetëm që spikasin janë politikanët që bëjnë spektakël.
Deklarata e saj u “keqkuptua” disi ku shume njerez e komentuan si nje reagim kunder Dua Lipes , ndaj Besa Kokëdhimës iu desh t’i sqaronte edhe njëherë fjalët e saj. Ajo theksoi se nuk ka asgjë me Dua Lipën, ndaj e vlerëson në maksimum si artiste me famë ndërkombëtare. Pas kritikave të shumta që mori Besa, mbeshtetjen e pare ja jep po nje tjeter artiste, behet fjale per Aurela Gace.
Kjo e fundit ka bërë një krahasim me punën që bëjnë artistët shqiptarë dhe ata të huaj. Gaçe shprehet se të huajtë e kanë shumë më të lehtë të punojnë dhe shesin këngët e tyre, sepse ka shtëpi diskografike që i ndjek hap pas hapi.
Nga ana tjetër artistët shqiptarë duhet të pagujanë gjithçka vetë dhe janë të varur nga ftesat që marrin nga pronarët e lokaleve të natës.
Besa e ka falenderuar Aurela Gaçen për mbështetjen dhe shprehet se shumë artistë të tjerë do të donin t’i suportonin fjalët e saj, por nuk e bëjnë sepse kanë frikë.
“Ja një artiste me guxim, me **** më shumë se shumë burra. Të dua“, shkruan Besa.