Deklarata e Luizit ndaj Efit dhe “Përputhen”, reagon Neda Balluku: “Sikundër unë personalisht… “

Luiz Ejlli deklaroi mbrëmjen e djeshme gjatë një debati me Efin në “Big Brother VIP” se është e turpshme të bëhesh pjesë e një programi si “Për’puthen”.

Kjo deklaratë e tij ka sjellë reagime të shumta si nga publiku, por edhe nga dy moderatoret e njohura, Arbana Osmani dhe Bora Zemani.

Dy moderatoret i dolën krah të gjitha vajzave që marrin pjesë në reality show të ndryshëm, duke mbajtur mbi shpinë edhe gjykimet e shumta që vijnë me këtë zgjedhje të tyre.

Mirëpo pak më parë, njê reagim ka ardhur dhe nga opinionistja e “Përputhen”, Neda Balluku.

Neda ripostoi reagimin e Bora Zemanit në InstaStory dhe përmbi saj shkroi: “P.S. Bej cdo dite tifo qe vajzat ne PP te gjejne dashurine. Sikunder une personalisht e kam gjetur ne BB. Dhe jam krenare!”.