Bukuroshja Afrona Dika feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë ajo ka marrë urime të shumta nga njerëzit e dashur, mirëpo për t’u veçuar është urimi i Bleros, i cili na i bëri sytë zemra!
Këngëtari ka postuar në rrjete sociale një foto të partneres, krahas së cilës i ka dedikuar fjalët më të ëmbla. Ai shkruan se Afrona është njeriu më i mirë që ka njohur, me shpirt të bardhë e zemër të madhe.
Blero dhe Afrona janë bashkë prej shumë vitesh, gjersa u martuan në vitin 2019.
Kjo ishte martesa e dytë për artistin, pasi vite më parë ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi.