Përplasja mes banorëve dhe opinionistëve gjatë spektaklit të djeshëm në “Big Brother VIP” ka nxitur shumë reagime në rrjet.
Kryesisht ishin Luizi, Efi dhe Kiara ata që patën një debat me Zhaklin Lekatarin dhe Arbër Hajdarin duke i akuzuar se po u ushtrojnë shumë presion dhe se e kanë kthyer në personale me ta.
Si gjithnjë publiku u nda në dy pjesë. Disa mendojnë se Zhaklina dhe Arbri thjesht po shprehin opinionet e tyre sado që disa banorëve nuk mund t'u pëlqejë.
Ndërsa të tjerë shprehen se dyshja kanë krijuar pëlqimet dhe mospëlqimet e tyre, gjë që e shprehin dukshëm në komentet e tyre.
Një reagim publik ka ardhur edhe nga ana e Neda Ballukut, e cila i ka dalë krah dy opinionistëve.
Duke qenë në të njëjtën pozitë me ta, Neda është shprehur se është shumë e vështirë të thuash mendimin tënd të sinqertë kur ke një publik të gjerë që të bën presion.
“Ka një të vërtetë kolosale në fjalët e Zhaklinës dhe Arbrit kur flasin për lirinë e tyre për t'u shprehur. Unë vetë ndodhem në një pozitë të ngjashme me ta, në një tjetër emision si Përputhen që është dinosaur klikimesh, vëmëndjeje dhe protagoniste e përhershme e debateve publike.
Ka një presion të jashtëzakonshëm sidomos nga publiku për të mos e thënë atë që mendon siç e mendon. Unë besoj në zemrën time që kushdo ka fatin dhe privilegjin të ketë një platformë si televizioni në dispozicion, ka përgjegjësinë dhe detyrën të thotë atë që është e duhur mbi atë që është e pëlqyeshme. Të marrë përdore publikun dhe jo të bëhet zëdhënës masash për interes të vetin. T'i tregojë njerëzve se ku duhet të jemi e shkojmë dhe jo të rrotullohemi tek ajo që jemi e ku kemi ndalur. Sigurisht, me të gjithë objektivitetin që kanë të mundur duke ditur fare mirë që fjala e një opinionisti nuk është fjala e Zotit.
Por në përpjekje për të bërë këtë, ka një trysni të madhe, dhunë të frikshme verbale e je tërë kohën në fokus të gjuhës së urrejtjes online që është demotivues mjaftueshëm, sikurse merr motiv e fuqi nga të kundërtat, nga respekti që merr kur njerëzit të ndalin në rrugë, nga dashuria e qindra mesazheve.
Ka një pjesë të publikut shqiptar që urren të kundërtën e vetes. Adhuron atë që gjen veten dhe snobon idenë e ndryshimit. Megjithatë, të quhesh opinionist ende vazhdoj të mendoj se është detyrë e privilegj. Është shërbim ndaj publikut që duhet kryer vetëm me të vërtetën qe kemi brenda nesh. Ndonëse të ndërgjegjshëm që, siç është ajo fjali e bukur, me liri të mëdha, vijnë përgjegjësi ende më të mëdha.”
https://www.instagram.com/p/Cqym0CgNFHf/?igshid=YmMyMTA2M2Y=