Arditi dhe Paloma janë përfshirë pasditen e sotme në një debat të fortë. Kjo pasi mesa duket Paloma ka dyshime për seksualitetin e tij dhe nisi ta ngacmonte.
Paloma u nxeh dhe e pyeti me zë të lart nëse është gay dhe Arditi i tha që po deshe ta provoj, më pas Paloma e quajti turp këtë përgjigje.
Sot gjatë spektaklit live ata kanë diskutuar lidhur me situatën. Arditi u ndje i ofenduar dhe tha se nuk e kupton përse Paloma e ka pyetur disa herë gjatë javës.
“Mua më shohin sytë dhe kam një intuitë që nuk më ngatërron. Kam hasur komente të tilla edhe më parë, nuk më bën përshtypje. Unë kurohem dhe e mbaj veten. Unë i kam thënë pëlqimet e mia. Paloma është programuar dhe po luan një lojë të pistë. Më vjen keq që po humb veten.”
Ndërsa Paloma tha se nuk ishte asgjë me qëllim.
“Kemi folur shumë gjëra të afërta, edhe në dhomën e surprizave ishim bashkë. E pyeta sinqerisht dhe pastër për komentin e publikut. Nuk ishte me tendencë. Arditi ka përdorur të gjithë që nga Beniada e Monika.”
E pyetur nëse mendon se Arditi me Beniadën kanë luajtur, ajo tha se të gjithë e kanë menduar këtë. Pjesë e debatit është bërë edhe Donaldi dhe Arjolën të cilët kanë kundërshtuar veprimin e Palomës.
