Sjellja e Kiara Titos pas rihyrjes në “Big Brother Vip” duket se nuk i ka pëlqyer fansave të cilët me sa duket kanë vendosur ta ndëshkojnë.
Kështu pas debatit të djeshëm me Efin, në vetëm pak orë Kiara ka humbur më shumë se 20 mijë ndjekës në Instagramin e saj.
Profili i saj numëronte 678 mijë followersa në nisje të spektaklit të djeshëm, por pas debateve të ashpra me Efin mesa duket fansat janë të mendimit se Kiara po gabon.
Ajo u kritikua për sjelljen edhe nga opinionistët mbrëmjen e djeshme, ndërsa banorët të cilët e kanë pyetur për arsyen e ndryshimit, nuk kanë marrë një përgjigje konkrete.
Kiara tha se ndihej e zhgënjyer nga ajo që kishte parë gjatë një jave që qëndroi jashtë shtëpisë.
Nga ana tjetër, vihet se re Efi ka fituar më shumë se 5 mijë ndjekës pas debatit të djeshëm me moderatoren.